14 Korrik 2024, 20:43
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te atentati ndaj ish-presidentit të ShBA, Donald Trump. Por nuk ka munguar edhe kritika në fjalën e kryedemokratit Sali Berisha, në lidhje me përpjekje të pjesëtarëve të institucioneve amerikane, ambasadorë, apo drejtues të Shërbimeve të kundërzbulimit të FBI-së që kanë dashur të dëmtojnë dhe shkatërrojnë opozitën në Shqipëri. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se Opozita e një vendi të lirë nuk mund të kontrollohet nga një vend tjetër dhe të gjitha këto, në një mënyrë apo në një tjetër.
Fjala e Berishës:
Por përsëri s’do mund të ju tradhëtoja ju kurrë dhe më duhet të them se, kur ndërmerr shkatërrimin e opozitës në një vend mik, duhet të kontrollosh veten se ke probleme madhore. Se ke probleme madhore, se opozita është morali i një kombi, i madh apo i vogël qoftë ai. Se opozita është pushteti morali i një vendi, i madh apo i vogël qoftë ai. Se opozita e një vendi të lirë nuk mund të kontrollohet nga një vend tjetër dhe të gjitha këto, në një mënyrë apo në një tjetër, karma kthehet. Ndaj dhe uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë të presidentit Donald Trump. Uroj që akte të tilla të mos përsëriten kurrë në vende të lira. Uroj fushatë elektorale dinjitoze, frymëzuese, shembullore në zgjedhjet presidenciale dhe jo kurrë me atentate ndaj kandidatëve kryesorë. Shpreh me këtë rast edhe njëherë në emrin tuaj, solidaritetin tim të plotë me presidentin Donald Trump, familjen Trump, Partinë Republikane dhe mbarë qytetarët e SHBA dhe të gjithë ata që dënojnë aktin e mbrëmshëm si një akt terrorist ndaj demokracisë, kushtetutës, ligjit në vendin udhëheqës të botës së lirë. Faleminderit. E mbyll sot me fjalët e presidentit i cili u ngrit si luan: luftoni, luftoni dhe vetëm luftoni. Do të luftojmë, luftojmë dhe vetëm do të luftojmë. Do të luftojmë dhe do të fitojmë. Fitore, fitore, fitore!
sali berisha
Politike
14 Korrik 2024, 20:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se edhe ai organizoi atentat ndaj liderit të opozitës në ...
Politike
14 Korrik 2024, 20:20
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te atentati ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Gjat&e...
Politike
14 Korrik 2024, 17:44
I.A
Ilir Meta
THETH- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vendosur që këto ditë të nxehta korriku t'i kaloj në lu...
Politike
14 Korrik 2024, 10:55
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Drejtoria e Burgjeve ka miratuar lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Europian...
Politike
14 Korrik 2024, 10:22
M.B
Donald Trump
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me a...
Politike
14 Korrik 2024, 09:34
M.B
Edi Rama dhe Donald Trump
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur ish-presidenti amerikan, njëherësh, kan...
Politike
14 Korrik 2024, 08:48
M.B
Donald Trump
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve...
Politike
13 Korrik 2024, 22:02
r.ll
foto e postuar nga kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka risjellë në...
Politike
13 Korrik 2024, 21:15
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka miratuar lejen që ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, njëkohësisht eurodepute...
Politike
13 Korrik 2024, 20:48
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se të hënën do të padisë Olsi Ra...