Politike

Rama në Turqi/Kërkon ndihmë në Konferencën e Investitorëve: Dëmet nga tërmeti të papërballueshme, Erdogan: Brenda viti

8 Dhjetor 2019, 08:19 Nga DOSJA
Rama në Turqi/Kërkon ndihmë në Konferencën e

TURQI- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e Investitorëve Myslimanë në Turqi, për tërmetin tragjik të 26 nëntorit, pjesë e të cilës ishte edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Në fjalën e tij në këtë konferencë ai kërkoi ndihmë financiare nga investitorët turq, ku theksoi se dëmet nga tërmeti shkojnë përtej asaj që mund të përballojë Shqipëria si shtet. Ai theksoi se dëmet nga tërmeti janë njerëzisht të papërballueshme.

Kreu i qeverisë falënderoi Turqinë për ndihmën që sipas tij i ka dhënë Shqipërisë në këto ditë të vështira vendit. Ai tha se se Tirana dhe Durrësi u gjunjëzuan dhe se tashmë është koha për të kërkuar ndihmë.

Ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim vetëm me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan. Për këtë takim ai u shpreh se ishte një takim intensiv pune dhe se Erdogan kishte telefonuar për ndihmë disa vende të tjera myslimane. Rama ka theksuar se gjithçka është në rrugën e duhur.

Edi Rama u shpreh se premtimi i Erdogan për ndërtimin 500 shtëpive të prekur nga tërmeti do të fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe ka hapësira më e mundshme për të vepruar tani. Sipas tij kjo zonë tashmë është në Laç.

Ndërsa, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, do të zgjasë deri në një vit

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë persona.

J.V, A.M, f.m/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konferenca e investitorëve myslimanë rama takim me erdogan tragjedia e 26 nentorit 2019 konferenca e investitorëve myslimanë rama takim me erdogan tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll