Aktualitet

Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

14 Korrik 2024, 07:09 Nga M.B
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Dita e sotme do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 34 °C,

në vendet e ulëta: 23 / 37 °C,

në vendet malore: 18 / 33 °C.

moti

Sondazh

Poll