Sport

De Laurentis gëzon Conten, i plotëson kërkesën e tij më të shtrenjtë!

Për kartonin e tij, Aurelio De Laurentiis do të paguajë 35+5 mln euro në arkat e Torinos, ndërkohë që futbollisti ka firmosur deri në 2029 me klubin e ri.

13 Korrik 2024, 18:14 Nga DOSJA
De Laurentis gëzon Conten, i plotëson kërkesën e tij më

ITALI - Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i Napolit. 25-vjeçari zbarkon në “Diego Maradona” për të përforcuar prapavijën e skuadrës së Contes. Buongiorno luan si qendërmbrojtës, por mund të bëjë edhe anësorin e majtë.

Për kartonin e tij, Aurelio De Laurentiis do të paguajë 35+5 mln euro në arkat e Torinos, ndërkohë që futbollisti ka firmosur deri në 2029 me klubin e ri. Rreth 2.5 mln euro në sezon do të përfitojë mbrojtësi italian, i cili është rritur te Torino. Këtë verë erdhi edhe debutimi me kombëtaren e kaltër për të.

Buongiorno është lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e klubit italian pas nigerianit Victor Osimhen dhe meksikanit Hirving Lozano. Gjithashtu afrimi i tretë te Napoli deri tani, me klubin e Serie A që më parë ka siguruar shërbimet e Rafa Marin dhe Leonardo Spinazzolës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll