Sport

VIDEO/ Pritje e çmendur në Stamboll nga tifozët e Besiktas për Ciro Immobilen...

Sezonin e ardhshëm te Besiktas, sulmuesi italian Ciro Immobile do ta ndajë ndër të tjera edhe me dy sulmuesit shqiptarë: Ernest Muçin e kombëtares kuqezi dhe Milot Rashicën e përfaqësueses së dardanëve…

13 Korrik 2024, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Pritje e çmendur në Stamboll nga tifozët e Besiktas

TURQI - Pas tetë vitesh me Lazion dhe 207 gola në 340 paraqitje në të gjitha garat, Ciro Immobile ka vendosur të kthejë faqen. Në moshën 34-vjeçare, ai fluturoi në Turqi për një aventurë të fundit në brigjet e Bosforit.

Dhe siç e dikton tradita, lojtarët priten me stil. Teksa avioni i tij mbërriti vonë mbrëmë, qindra fansa ishin të pranishëm në aeroport për ta pritur atë. Imazhe gjithmonë mbresëlënëse që flasin shumë për pasionin e tifozëve turq!

Sezonin e ardhshëm te Besiktas, sulmuesi italian Ciro Immobile do ta ndajë ndër të tjera edhe me dy sulmuesit shqiptarë: Ernest Muçin e kombëtares kuqezi dhe Milot Rashicën e përfaqësueses së dardanëve…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll