Sport

Një kolos suedez gati të zëvendësojë Kylian Mbappe te PSG-ja, duhen 100 milionë euro…

Paris Saint-Germain po ecën përpara në dritaren e tij të transferimeve dhe thuhet se është duke përshpejtuar në gjurmët e zëvendësuesit të Kylian Mbappé.

13 Korrik 2024, 16:31 Nga DOSJA
Një kolos suedez gati të zëvendësojë Kylian Mbappe te

FRANCE - Në letër, është pothuajse e pamundur të zëvendësohet Kylian Mbappé. Në fund të kontratës së tij qershorin e kaluar, kapiteni i skuadrës franceze vendosi të mos e vazhdojë kontratën për t'iu bashkuar lirisht Real Madridit.

Një vendim që ai ua njoftoi drejtuesve të tij në fillim të vitit 2024, që normalisht u jepte atyre kohë për t'u përgatitur për të ardhmen.

Megjithatë, ndërsa parizienët duhet të kthehen në stërvitje këtë të hënë me urdhërat e Luis Enrique, askush nuk ka nënshkruar ende me skuadrën nga kryeqyteti francez, përveç portierit rus Matvey Safonov.

Ndër emrat e përmendur për të zënë vendin e francezit, gjejmë dy napolitanët Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia, por sipas Corriere dello Sport, është një tjetër emër që qarkullon në nivelet e larta të klubit: ai i suedezit Viktor Gyökeres.

Në moshën 26-vjeçare, sulmuesi gati 1.90 m vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm me Sportingun e Portugalisë. Në të vërtetë, ai shënoi 43 gola dhe ndau 15 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat.

Mediat pretendojnë se drejtuesit portugezë nuk do ta lënë sulmuesin shtatlartë të largohet nën 100 milionë euro. Një shumë që Paris Saint-Germain, por edhe Arsenali, që gjithashtu është i interesuar për suedezin, mund të përballojnë ta paguajnë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll