Sport

ZYRTARE/ Blanc, trajneri i ri i Al-Ittihad, bashkohet me Benzema në Arabinë Saudite

Laurent Blanc kthehet në stolin e një skuadre në Arabinë Saudite!

13 Korrik 2024, 16:45 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Blanc, trajneri i ri i Al-Ittihad, bashkohet me Benzema në

ARABIA SAUDITE - Laurent Blank është kthyer! I lirë që nga fundi i aventurës së tij me Olympique Lyonnais në fillimin e sezonit 2023-2024, kampioni i botës 1998 po kërkonte një sfidë të re dhe sapo e gjeti një të tillë.

Në fakt, ai sapo ka nënshkruar për skuadrën saudite Al-Ittihad. Tekniku francez do të gjejë në gjirin e kësaj skuadre Karim Benzema dhe N'Golo Kanté në veçanti, por edhe Fabinho, dhe ndoshta Houssem Aouar, ndërkombëtari algjerian që përmendet me këmbëngulje për t'u përkushtuar ndaj Gjirit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll