Sport

Del Piero analizon finale: “Spanja nuk është Holanda!”

“Anglia ka ardhur në rritje gjatë Europianit, por personalisht kam ende disa dyshime.”

13 Korrik 2024, 17:26 Nga DOSJA
Del Piero analizon finale: “Spanja nuk është Holanda!”

GJERMANI - Duke folur në studiot e “Sky Sport”, Aleks Del Piero, ish-kapiteni dhe numri 10 i Juventusit, ka komentuar kualifikimin e Anglisë në finalen e Europianit në kuadër edhe të sfidës që i pret djemtë e Sauthgejtit kundër Spanjës.

“Anglia ka ardhur në rritje gjatë Europianit, por personalisht kam ende disa dyshime. Futbolli dhe interpretimi i tij ka ndryshuar shumë dhe Holanda nuk e meritonte të eliminohej nga një penallti e tillë. Por, ndoshta është zilia ime që do të doja të luaja në futbollin e sotëm, ku si sulmues të japin avantazhe për disa situata në zonë që në kohën time ishin krejt normale”, ka deklaruar ish-kapiteni i Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll