Sport

Murat Yakin rinovon, do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren helvete!

Yakin dhe ndihmës trajneri i tij Giorgio Contini kanë rinovuar të dy kontratat e tyre, ndërsa detajet do të bëhen të ditura të hënën.

13 Korrik 2024, 17:39 Nga DOSJA
Murat Yakin rinovon, do të vazhdojë të drejtojë

ZVICER - Trajneri Murat Yakin ka zgjatur kontratën e tij me Zvicrën pasi e udhëhoqi kombëtaren helveteve në çerekfinalen e Euro 2024.

Federata Zvicerane e Futbollit vendosi që të vazhdojë bashkëpunimin me teknikun 49 vjeçar. Yakin dhe ndihmës trajneri i tij Giorgio Contini kanë rinovuar të dy kontratat e tyre, ndërsa detajet do të bëhen të ditura të hënën.

Zvicra eliminoi Italinë me një fitore 2-0 në raundin e të 16-ve, ndërsa në sfidën çerekfinale kundër Anglisë u mposht vetëm nga gjuajtja e penalltive.

Në kualifikuesen e Euro 2024, tekniku kaloi një periudhë të tensionuar me lojtarët, por midis tij dhe grupit tashmë ka një marrëdhënie mjaft të mirë. Ai e mori drejtimin e përfaqësueses helvete në gusht të vitit 2021.

Jakin e ka drejtuar Zvicrën në 39 takime, ku ka arritur 17 fitore dhe është mposhtur 9 herë.  Tashmë detyra e teknikut do të jetë që të udhëheqë Zvicrën drejt suksesit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll