Sport

Vendim i UEFA-s!... Ashtu si në Euro 2024, edhe në garat e Kupave të Europës, vetëm kapitenët do të mund të flasin me gjyqtarin

Risia në Euro, rregulli që lejon vetëm kapitenët të flasin me arbitrin, do të shtrihet në të gjitha garat evropiane, njoftoi UEFA.

13 Korrik 2024, 15:46 Nga DOSJA
Vendim i UEFA-s!... Ashtu si në Euro 2024, edhe në garat e Kupave

ZVICER - Një rregull i ri do të shfaqet në të gjitha garat evropiane. E zbatuar në Euro, pika e re e rregullores, që autorizon vetëm kapitenët të flasin me arbitrin, do të shtrihet në të gjitha garat kontinentale, njoftoi UEFA.

Prandaj, ky rregull do të hyjë në fuqi këtë sezon në Champions League, Europa League dhe Europa Conference League.

UEFA specifikon në një deklaratë për shtyp se kjo “politikë e re synon të formësojë marrëdhëniet ndërmjet gjyqtarëve dhe lojtarëve në fushë, të përmirësojë komunikimin rreth vendimeve të gjyqtarëve dhe të inkurajojë besimin reciprok”.

I vënë në praktikë në Euro, ky rregull “i kuptuar nga të përfshirët në lojë dhe i vlerësuar nga opinioni publik si një progres i padiskutueshëm për imazhin e futbollit, na përforcon besimin në faktin se kjo është rruga që duhet ndjekur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll