Sport

Befason Flick... urdhëron kontrolle dentare për lojtarët - Si ndikojnë ato në muskuj?

Mediat katalanase theksojnë se gjatë këtyre tre ditëve do të zhvillohen gjithsej gjashtë seanca stërvitore në qendrën stërvitore të “Blaugrana”, me Flick që dëshiron t’i tregojë qysh herët synimet e tij.

12 Korrik 2024, 19:23 Nga DOSJA
Befason Flick... urdhëron kontrolle dentare për lojtarët - Si

SPANJE - Trajneri gjerman tashmë ka përveshur mëngët, pasi “blaugranët” kanë nisur përgatitjet prej disa ditësh, me shumë prej yjeve që megjithatë mungojnë për shkak të angazhimeve me kombëtaret e tyre. Megjithatë, Flick nuk humbet kohë dhe përpiqet të sjellë publikun në humor që herët, me seanca stërvitore të vazhdueshme.

Mediat katalanase theksojnë se gjatë këtyre tre ditëve do të zhvillohen gjithsej gjashtë seanca stërvitore në qendrën stërvitore të “Blaugrana”, me Flick që dëshiron t’i tregojë qysh herët synimet e tij. Njëkohësisht, përveç seancave stërvitore, lojtarët e Barcelonës kanë nisur të kalojnë edhe teste të ndryshme.

Krahas analizave ergometrike klasike dhe ekzaminimeve rutinë, Flick ka urdhëruar që të kryhen analiza edhe në... dhëmbët e futbollistëve! Mund të duket e çuditshme, por ka një arsye pse trajneri gjerman vendosi që lojtarët e tij t'i nënshtrohen ekzaminimeve dentare.

Dhëmbët mund të shkaktojnë lëndime muskulore
Sipas asaj që raporton “AS”, ekzaminimet dentare të futbollistëve është një praktikë që Hansi Flick e ndjek prej vitesh. Trajneri gjerman i “detyroi” futbollistët e tij që t'i nënshtroheshin ekzaminimeve të tilla gjatë kohës që ishte në Bayern, pasi ka zbuluar me ndihmën e ekspertëve, se dhëmbët mund të rezultojnë të jenë burim dëmtimesh muskulore.

Siç theksohet në publikimin spanjoll, nëse një futbollist ka dhëmbë të shtrembër atëherë kjo mund të krijojë një problem në përtypjen e ushqimit, duke rezultuar në gëlltitje të gabuar. Kjo gjendje mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe në të njëjtën kohë të krijojë probleme me kalimin e lëndëve ushqyese në muskuj përmes ushqimit.

Shembujt e Robben dhe Musiala
Ata tregojnë një ish-futbollist të Bayernit dhe një aktual. Arjen Robben ishte gjithsesi një futbollist që u përball me shumë probleme dëmtimesh në karrierën e tij. Një nga këto dëmtime është shkaktuar nga një dhëmb i infektuar!

Në vitin 2019, anësori holandez po merrej me një çështje që i detyroi njerëzit në Bayern ta kthenin botën përmbys për të zbuluar se çfarë po e shkaktonte atë. Në fund, u mësua se problemi u shkaktua nga një dhëmb i infektuar që po shqetësonte Roben në atë kohë.

Një problem i ngjashëm është përballur edhe nga Jamal Musiala kohët e fundit. Vitin e kaluar dhe konkretisht në fund të vitit 2023, ylli gjerman kishte shumë probleme me muskujt. Probleme të vogla të cilat mjaftuan për të lënë pas asin e ri të Bayernit.

“Po përpiqesha të kuptoja se nga vinin të gjitha këto dëmtime. Bëja trajtime, stërvitje shtesë dhe i jepja trupit shumë tokëzim. Bëra disa teste shtesë dhe zbulova se problemet vinin nga dhëmbi im i pjekurisë. E bëra operacionin dhe më ndihmoi pasi që atëherë nuk kam pasur probleme të ngjashme”, kishte theksuar Musiala më herët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll