Sport

"Super-Mario" kërkon miliona për të luajtur dy sezone te Corinthians...

Sulmuesi 33-vjeçar italian Mario Balotelli ka mbetur i papunë që nga largimi nga skuadra turke Adana Demirspor

12 Korrik 2024, 15:37 Nga DOSJA
"Super-Mario" kërkon miliona për të luajtur dy sezone

BRAZIL - Corinthians është i interesuar për nënshkrimin e Mario Balotellit dhe lojtari nuk heziton të vendosë kushtet e tij. Pavarësisht se prej disa vitesh nuk është më në top qarqet e futbollit botëror, sulmuesi italian ka kërkuar diçka rreth 8 milionë euro për dy sezone te Timão, siç ka bërë të ditur drejtori i klubit, Claudinei Alves, për uebsajtin ‘Goal’.

“Ai kërkon tre milionë euro në vit, në një kontratë për dy sezone, dhe dy milionë euro të paguara për dy vjet”, shpjegoi Claudinei Alves, i cili ka rreth dy javë që negocion me agjentët e lojtarit 33-vjeçar.

Nisur nga këto shifra, Balotelli, i cili ka mbetur i papunë që nga largimi nga skuadra turke Adana Demirspor, synon të marrë gjithsej 8 milionë, me një pagë prej 333 mijë euro në muaj. Në këtë pikë punësimi është në duart e departamentit financiar dhe presidentit të klubit, Augusto Melo.

"Ai donte dy vite në kontratën e tij, synimi është të kthehet në kombëtaren italiane. Corinthians janë të gatshëm t'i japin atij dy vjet, por është presidenti ai që e drejton këtë bisedë tani. Janë dy biznesmenë të përfshirë në këtë çështje". theksoi ai Claudinei.

Pasi ka luajtur për klube si Inter, Manchester City, Milan dhe Liverpool, vitet e fundit karriera e Balotellit ka ndjekur një trend në rënie. Ai luajti në Serinë B italiane dhe e kaloi sezonin e tij të fundit në Turqie, pasi që atëherë i kishte përfunduar kontratën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2024, 09:30

Laporte 'mbron' Ligën Saudite...

SPANJE - Aymeric Laporte është qendërmbrojtësi më i mirë në Eurokupë. Që nga hyrja në 11-she kundër ...