Sport

“Fotoja me Leo Messin? Kurrë nuk kam folur me të… unë kurrë nuk do të jem si ai”

Lamine Yamal, i spikatur në Euro 2024 në moshën 16-vjeçare, komentoi një foto virale me Messin.

12 Korrik 2024, 18:20 Nga DOSJA
“Fotoja me Leo Messin? Kurrë nuk kam folur me të…

GJERMANI - Lamine Yamal, i cili ka qenë në buzët e botës për Kampionatin Evropian të shkëlqyer që po kalon... vetëm në moshën 16-vjeçare, ka komentuar krahasimet me Leo Messin dhe foton virale me sulmuesin argjentinas.

“Nuk kam folur kurrë me Messin. Në momentin e fotos nuk isha në dijeni që ishte Messi, sigurisht. I pari që ma tregoi foton ishte babai im, por nuk e shpërndamë kurrë, sepse nuk donim krahasime me Messin.

Nuk mendoj se dikush do të shqetësohej po të krahasohej me Lionel Messin, lojtarin më të madh në historinë e futbollit. Por këto krahasime të ulin vlerën, sepse unë nuk do të jeni kurrë si ai”, tha ai duke folur në kanalin Jijantes Twitch.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll