Sport

ZYRTARE/ Trajneri Simone Inzaghi rinovon kontratën me Interin deri në 2026!

Trajneri që i çoi zikaltrit te titulli, tani është i lidhur me klubin deri në vitin 2026; paga rritet nga 5.5 në 6.5 milionë euro në vit, me një bonus të madh nëse bëhet dy herë kampion

12 Korrik 2024, 17:58 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Trajneri Simone Inzaghi rinovon kontratën me Interin deri në

ITALI - Këtë të premte, Interi rinovoi zyrtarisht kontratën me trajnerin Simone Inzaghi deri në vitin 2026.

48-vjeçari italian mori drejtimin e skuadrës zikaltër në qershor të vitit 2021, duke zëvendësuar Antonio Conte dhe ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve, humbi në finale me Manchester City dhe gjithashtu ka nën rripin e tij, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa.

Sipas shtypit italian, kontrata e re parashikon rritje pagash, nga 5.5 milionë euro në 6.5 milionë euro në vit dhe një bonus prej 2 milionë euro, nëse Interi arrin të fitojë titullin e dytë kampion.

Për sezonin 2024/25, Interi ka njoftuar tashmë nënshkrimet e Mehdi Taremit (ish- FC Porto), Piotr Zielinski (ish-Nápoli) dhe Josep Martínez (ish-Genova).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll