Sport

Gareth Southgate ankohet, Spanja ka një ditë më tepër pushim para finales…

Trajneri i Anglisë tërheq vëmendjen për pabarazinë që ekziston në fazën e fundit të Kampionatit Evropian

12 Korrik 2024, 17:46 Nga DOSJA
Gareth Southgate ankohet, Spanja ka një ditë më tepër pushim

GJERMANI - Gareth Southgate i vjen keq që Spanja do të ketë edhe një ditë pushimi më tepër (La Roja luajti të martën, ndërsa Tre Luanët ishin në aksion të mërkurën) përpara finales së Berlinit.

“Ajo ditë shtesë është shqetësuese. Në fakt ka qenë problem në turnetë e fundit”, thekson trajneri i kombëtares britanike, duke vlerësuar kundërshtarin:

“Erdhëm në Gjermani për të fituar dhe tani do të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Ne jemi ende këtu dhe do të përpiqemi të jemi një ekip sulmues shumë mirë dhe, si i tillë, ne duhet të jemi të jashtëzakonshëm dhe të tregojmë më të mirën në finale”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll