Politike

E cilësuan “kec i Ramës dhe Bashës”, Dashamir Shehi i përgjigjet Tedi Blushit: Meta nuk i bën nder opozitës shqiptare

Shehi tha se njerëzit e dinë se kush është, ndërsa shtoi se kreu i PL, Ilir Meta nuk i bën nder opozitës shqiptare pasi linja e forcës së tij politike është një zigzag për interesa të caktuara.

12 Korrik 2024, 15:33 Nga I.A
E cilësuan “kec i Ramës dhe Bashës”, Dashamir Shehi i
Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ndaj një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi, i cili e ka etiketuar si “pseudoopozitar” dhe “kec i Ramës dhe Bashës”. I ftuar në News 24, Shehi tha se njerëzit e dinë se kush është, ndërsa shtoi se kreu i PL, Ilir Meta nuk i bën nder opozitës shqiptare pasi linja e forcës së tij politike është një zigzag për interesa të caktuara.

“Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta. Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare. Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Nuk merrem unë as me Blush as me…Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, u shpreh ai.

Tedi Blushi e ka quajtur deputetin Dash Shehi quan pseudo-opozitar dhe një figurë karagjoze. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka deklaruar se Shehi dërgohet nëpër banakë televizive nga Rama e Basha për të mbrojtur SPAK kundrejt premtimit për t’i dhënë një mandat.

dashamir shehi tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2024, 15:09 r.ll

Olsi Rama paraqitet në SPAK

olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është par&eum...