Politike

Çështja "Babale", nis gjyqi në Apel ndaj deputetit Ervin Salianji

Ndërkohë mësohet se deputeti demokrat ka zgjedhur dy avokatë të tjerë, Redi Ramaj dhe Marash Logu. 

12 Korrik 2024, 10:21 Nga M.B
Çështja "Babale", nis gjyqi në Apel ndaj deputetit
Ervin Salianji

TIRANA- Ka nisur në Apel gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinjit. Ndërkohë mësohet se deputeti demokrat ka zgjedhur dy avokatë të tjerë, Redi Ramaj dhe Marash Logu. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

PD dhe Salianji akuzuan vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj se ishte pjesë e lidhjeve. Opozita akuzoi se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali, sepse ishte vëllai i ministrit.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E gjithë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Policisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe në rastin vrasjes së Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

ervin salianji

Sondazh

Poll