Politike

"E kishim harruar fare Metën"/ Tedi Blushi i sulet Dash Shehit: Keci i Ramës dhe Bashës që lufton për një mandat qyl

Shehi tha se Meta duhet të përballet si burrë në SPAK dhe jo të dilte e t’i sulmonte prokurorët nga fjalimi që mbajti në protestë.

12 Korrik 2024, 15:21 Nga I.A
"E kishim harruar fare Metën"/ Tedi Blushi i sulet Dash
Tedi Blushi dhe Dash Shehi

TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafillën në një intervistë të Shehit, i cili nuk i ka ndalur kritikat dhe sulmet kundrejt Ilir Metës. Shehi tha se Meta duhet të përballet si burrë në SPAK dhe jo të dilte e t’i sulmonte prokurorët nga fjalimi që mbajti në protestë.

“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit”, tha Shehi.

Pas kësaj deklaratë, i ashpër ka qenë edhe reagimi i Tedi Blushit, që e quan deputetin quan pseudo-opozitar dhe një figurë karagjoze. Po ashtu Blushi ka deklaruar se Shehi dërgohet nëpër banakë televizive nga Rama e Basha për të mbrojtur SPAK kundrejt premtimit për t’i dhënë një mandat.

“Në mënyrë të përsëritur sipas një regjie të Edi Ramës, pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç "klubeve të lagjes", vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe opozitën e bashkuar. Kjo figurë karagjoze e "fake opozitës", që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të "legjitimitojë" edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve.

Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas. Se çfarë betejash patriotike ka bërë burri i shtetit Ilir Meta me regjimin kriminal të Edi Ramës, me Ramaformën, me SPAK-un e me mafian ndërkombëtare dhe se si i ka shqepur 5-0 në Venecia, i di i madh dhe i vogël. Siç e dinë të gjithë shqiptarët se një politikan i degraduar që korruptohet me një faqore qyl nuk mund të verë në diskutim as integritetin e Ilir Metës dhe as të legjitimojë veglën qorre të Edi Ramës, SPAK-un e Don Agaçios”, shkruan Blushi.

tedi blushi dash shehi ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2024, 15:09 r.ll

Olsi Rama paraqitet në SPAK

olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është par&eum...