Politike

Protesta e djeshme e opozitës, Meta: Berisha, një simbol i opozitarizmit, ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend

Teksa i referohej qeverisjes, Meta tha se jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulta e pensionet si dhe për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.

12 Korrik 2024, 12:32 Nga M.B
Protesta e djeshme e opozitës, Meta: Berisha, një simbol i
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e mbrëmjes së shkuar të opozitës para Kryeministrisë. Meta tha në një konferencë për mediat se kreu i PD-së, Sali Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit në vend.

Teksa i referohej qeverisjes, Meta tha se jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulta e pensionet si dhe për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.

"Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm, të përditshëm, të përnatshëm, falë izolimit kriminal nga Rama me veglat e tij në SPAK i kanë bërë liderit demokrat. Kjo sepse ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend. Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë aq të nxehtë është për faktin se 1 mln prej tyre janë përzënë nga Rama përmes spastrimit etnik nxitur nga Beogradi.

Jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulta e pensionet skandaloze, për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë. Ky bandit ka inkriminuar një pjesë të madhe të popullsisë. Narkotrafikanti vazhdon dhe qeverisë", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll