Politike

Olsi Rama paraqitet në SPAK

Rama u paraqit në SPAK edhe para dy javësh. Ndaj tij ekziston një padi, për përfshirje në grupin kriminal të kokainës në Xibrakë.

12 Korrik 2024, 15:09 Nga r.ll
Olsi Rama paraqitet në SPAK
olsi rama

TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është parë  duke u futur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme.

Rama u paraqit në SPAK edhe para dy javësh. Ndaj tij ekziston një padi, për përfshirje në grupin kriminal të kokainës në Xibrakë.

Ndërkohë që vetë Rama për gazetarët dy javë më parë pranoi se ka udhëtuar me makinën e një personi që sipas dosjes së prokurorisë me të njëjtën makina kanë udhëtuar dhe Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj. Rama për makinën që udhëtoi tha se në atë moment mund ta merrte dhe se nga trafikantët, pranoi se njihte një prej tyre. 

olsi rama ne spak

Sondazh

Poll