Politike

Mori pjesë në protestë, flet Shkëlzen Berisha: Jam këtu si demokrat! S'kam besim te drejtësia që mban të burgosur liderin e opozitës

I pyetur nëse njësoj si motra e tij Argita dhe ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.  Shkëlez Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika. 

11 Korrik 2024, 22:44 Nga N.F
Mori pjesë në protestë, flet Shkëlzen Berisha: Jam këtu
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha ka qenë i pranishëm në protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë. Dajli i kreut të PD-së u shpreh se ishte i pranishëm sot në protestë si demokrat.

I pyetur nëse njësoj si motra e tij Argita dhe ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.  Shkëlez Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika. 

“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë,” tha ai.

shkelzen berisha sali berisha protesta e opozites 11 korrik 2024

Sondazh

Poll