Politike

Mbyllet protesta e opozitës/ Deputetët e PD zhvendosen në selinë blu, Noka: Shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen, të enjten mblidhemi para bashkisë

Deputeti Flamur Noka ka mbajtur një deklaratë për mediat para hyrjes në seli ku tha se protesta e mbrëmjes së sotme ishte madhështore dhe historike.

11 Korrik 2024, 22:44 Nga r.ll
Mbyllet protesta e opozitës/ Deputetët e PD zhvendosen në
selia e pd

TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh protesta e sotme e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike dhe një pjesë e qytetarëve protestues e kanë përfunduar tubimin te selia blu. 

Deputeti Flamur Noka ka mbajtur një deklaratë për mediat para hyrjes në seli ku tha se protesta e mbrëmjes së sotme ishte madhështore dhe historike. Noka tha se sonte shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen dhe duan votën e lire.

Deputeti po ashtu bëri me dije se protestat nuk do të ndalen, ndërsa e radhës do të jetë të enjten e ardhshme, në orën 11:00, para bashkisë së Tiranës. 

protesta e opozitës 11 korrik 2024

Sondazh

Poll