Aktualitet

U kap me sasi kanabisi me vete, procedohet penalisht 19-vjeçari në Korçë

Gjithashtu u proceduan në Devoll edhe 38-vjeçari S.B për fyerje, dhe 54-vjeçari A.H për ndërtime pa leje.

12 Korrik 2024, 14:22 Nga S.B
U kap me sasi kanabisi me vete, procedohet penalisht 19-vjeçari në
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen tre persona në Korçë. Mësohet se 19-vjeçari R.Gj u kap gjatë kontrollit fizik me sasi kanabisi me vete.

Gjithashtu u proceduan në Devoll edhe 38-vjeçari S.B për fyerje, dhe 54-vjeçari A.H për ndërtime pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë    

Seksioni për Hetimin e Narkotikve referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në fshatin Drithas, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.          

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit: 

 -S. B., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka fyer në komunikimet me celular, një 36-vjeçare;     

-A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce procedime kanabis

Sondazh

Poll