Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet nga burgu ish-zyrtari i Ministrisë se Mjedisit

Abeshi mbahej në burg për aferën e inceneratorit të Tiranës.

12 Korrik 2024, 13:47 Nga I.A
Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit,
Pëllumb Abeshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-zyrtarin e Ministrisë se Mjedisit, Pëllumb Abeshin. 68-vjeçari është liruar nga qelia, për shkak se për të kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Abeshi mbahej në burg për aferën e inceneratorit të Tiranës. GJKKO bën të ditur se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve

Njoftimi i GJKKO-së: 

I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi: Pranimin e kërkesës dhe shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.

GJKKO ka lëshuar më parë 15 udhëra-arresti për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës.  GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq pronarët e koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

pëllumb abeshi inceneratori i tiranës

Sondazh

Poll