Aktualitet

Sekuestrohen kokainë, heroinë dhe kanabis, aksion në Tiranë, lëshohen disa urdhër-arreste

Bëhet me dije se autoritetet kanë sekuestruar drogë të llojit kokainë, kanabis dhe heroinë.

12 Korrik 2024, 12:55 Nga M.B
Sekuestrohen kokainë, heroinë dhe kanabis, aksion në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës ka ndërmarrë një aksion antidrogë ditën e sotme. Bëhet me dije se autoritetet kanë sekuestruar drogë të llojit kokainë, kanabis dhe heroinë.

Ndërkohë, lidhur me këtë operacion janë lëshuar edhe disa urdhër-arreste. Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj do të japë një deklaratë për shtyp, në të cilën do ndajë detaje mbi operacionin e ndërmarrë kundër trafikimit të narkotikëve.

droge ne tirane

Sondazh

Poll