Aktualitet

Dhunimi i avokatit Mëngjesi/ Tonin Vocaj: 2 janë arrestuar. Po vijojnë kërkimet për 10 persona të përfshirë në ngjarje

Sipas tij, kërkimet janë përhapur në të gjithë territorin e vendit.

12 Korrik 2024, 13:42 Nga I.A
Dhunimi i avokatit Mëngjesi/ Tonin Vocaj: 2 janë arrestuar. Po
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se 2 autorët kryesore të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi janë arrestuar. Gjatë një deklarate për mediat, Vocaj u shpreh se po vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e 10 personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas tij, kërkimet janë përhapur në të gjithë territorin e vendit.

“Policia e Tiranës ka bërë të mundur të  arrestojë dy autorët kryesorë, të cilët hetohen nën masën e sigurisë arrest me burg dhe njëkohësisht vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e 10 personave të tjerë. Fillimisht kërkimet tona kanë qenë në territorin e qarkut të Tiranës, por tashmë vijojnë në gjithë territorin dhe shpresojmë që të kemi rezultate të shpejta për vendosjen para drejtësisë të këtyre individëve”, tha Vocaj.

Si ndodhi dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. 

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (i arrestuar); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre. 

tonin vocaj sokol mëngjesi

Sondazh

Poll