Aktualitet

EMRAT/ Plagosja me pasojë vdekjen në Kukës, identifikohet viktima dhe autori, ky i fundit ende në arrati

Autori i cili u shpall në kërkim identifikohet si Saimir Sadiku 40 vjeç.

12 Korrik 2024, 12:21 Nga S.B
EMRAT/ Plagosja me pasojë vdekjen në Kukës, identifikohet viktima
foto ilustruese

KUKËS- Zbulohet identiteti i viktimës dhe autorit, lidhur me vrasjen e djeshme në fshatin Breg-Lumë. Mësohet se viktima quhet Adrian Pepkolaj 24 vjeç, ndërsa dy të plagosurit e tjerë Valentin Pepkolaj 32 vjeç dhe Shkelzen Kukaj 45 vjeç.

Autori i cili u shpall në kërkim identifikohet si Saimir Sadiku 40 vjeç. Ndërkohë pesë të arrestuarit të cilët ndihmuan në fshehjen e krimit ishin: Andrin Qehaja 39 vjeç, Xhevolin Macaj 31 vjeç, Altin Shpendi 34 vjeç, Anton Boçi 29 vjeç dhe Jetmir Kuraj 34 vjeç.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, për motive të dobëta. Sadiku plagosi me mjet prerës tre persona, nga ku prej plagëve të marra ndërroi jetë 24-vjeçari Adrian Pepkolaj.

Njoftimi i Policisë:

Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

breg lume vrasje kukes

Sondazh

Poll