Aktualitet

EMRI/ Tentoi të kryente vrasje një vit më parë, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

Berisha akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

12 Korrik 2024, 14:13 Nga M.B
EMRI/ Tentoi të kryente vrasje një vit më parë, ekstradohet
Foto ilustruese

TIRANA- 56-vjeçari Hamit Berisha i cili dyshohet se një vit më parë tentoi të kryete një vrasje, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në qytetin e Beratit është ektraduar nga Kosova. Berisha akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Kosova, një shtetas kosovar, i cili në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H. B., 56 vjeç.

Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

hamit berisha

Sondazh

Poll