Politike

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu", Meta në protestën e opozitës: Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Sipas tij qytetarët duhet të mblidhen të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA.

11 Korrik 2024, 21:10 Nga DOSJA
"Turp për ata që përtojnë të vijnë
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën e opozitës para kryeministrisë. Meta mbajti një fjalim ku gjatë fjalës së tij u shpreh se është turp për ata opozitarë që nuk vijnë në protestë "për të përmbysur regjimin" që sipas tij kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut.

Meta tha se qytetarët duhet të mblidhen të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA. 

Meta:Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën politikë të mençur dhe nuk arritëm dot në kohë të kuptonim një strategji që lexohet qartë nga kushdo, u përpoqën të marrin kalanë nga brenda me kalin e trojës. Nuk është zoti i kësaj loje, ai është sllav i tyre, në shërbim të interesave të tyre. Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ia ka bërë kurrë Vuçiç atë dëm Kosovës siç ja ka bërë Edi Rama për llogari të Vucic. Meqë takova këtu vëllezër nga Gjakova, u bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës të bashkohemi të shporrur Ramën.

 

 

ilir meta protesta e opozites 11 korrik 2024

Sondazh

Poll