Politike

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Meta mbajti një fjalim ku gjatë fjalës së tij u shpreh se Edi Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës, që nga Ballkani i hapur dhe cdo gjë tjetër.

11 Korrik 2024, 21:20 Nga DOSJA
Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën e opozitës para kryeministrisë. Meta mbajti një fjalim ku gjatë fjalës së tij u shpreh se Edi Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës, që nga Ballkani i hapur dhe cdo gjë tjetër.

Ai më tej shtoi se me protestën e sotme ti tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu.

Meta: Të gjithë duhet ta dinë, se Edi Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës, që nga Ballkani i hapur dhe cdo gjë tjetër. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çfarë tha në Kuvendin e Kosovës, së Shqipëria dhe Kosova do kishin një president të ardhshëm.

A nuk ishte ky që hodhi në gjyq Ramush Haradinajt? A nuk ishte ky që i vuri sanksione Kurtit? Që kur është ky Kosova ka vetëm çnjohje. Ai është në shërbim të Serbisë.

Është koha të ngrihemi! Nuk dua të flas për ndërkombëtarët. Të mos harrojmë që ata që mbështetën. Ti tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu.





 

ilir meta protesta e opozites 11 korrik 2024

Sondazh

Poll