Politike

"Kandidimin e Petro Gjikurisë e mësova nga mediat"/ Kryetarja e PD Himarë: U shpërfill pa u konsideruar lufta dhe angazhimi prej një viti

Më tej shprehet se konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që sipas saj u mohuar më 14 maj.

11 Korrik 2024, 20:38 Nga r.ll
"Kandidimin e Petro Gjikurisë e mësova nga mediat"/
himara

HIMARË- Dega e Partisë Demokratike në Himarë ka reaguar lidhur me zyrtarizimin e kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit.

Në një postim të bërë në Facebook, kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani thotë se kjo është e padrejtë, pasi shpërfillet lufta dhe angazhimi i degës, pa u konsideruar.

Më tej shprehet se konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që sipas saj u mohuar më 14 maj.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur Himariot dhe Himariote! Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.

Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike.

Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.

Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.

Himara meriton vërtetësi! Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.

Petro Gjikuria me 4 gusht do të përballet me kandidatin e Partisë Socialiste, i cili aktualisht mban detyrën e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavon. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë hoqi mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg për blerje votash.

afrovita dhimojani dega e pd himare

Sondazh

Poll