Politike

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi kundër padrejtësive, jo kundër drejtësisë

Gjekmarkaj tha se kjo protestë organizohet edhe për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin tha se po mbahet me një masë arresti, pa prova dhe fakte, dhe me një proces që nisi me shkelje të Kushtetutës.

11 Korrik 2024, 19:33 Nga r.ll
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi kundër padrejtësive, jo
agron gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj ka folur pak para nisjes së protestës që do të mbahet në orën 20:00 para kryeministrisë. Gjekmarkaj tha për News24 se kjo është një protestë kundër çdo padrejtësie që qeveria ka bërë ndaj shqiptarëve.

Gjekmarkaj tha se kjo protestë organizohet edhe për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin tha se po mbahet me një masë arresti, pa prova dhe fakte, dhe me një proces që nisi me shkelje të Kushtetutës.

“Përtej motiveve, çdokush duhet të hetohet,por çdokush ka të drejtën e një procesi të lirë dhe të ndershëm. Ne jemi kundër padrejtësisë në protestën e sotme, jo kundër drejtësisë”, tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj protesta e opozites 11 korrik 2024

Sondazh

Poll