Aktualitet

Protestuesit largohen nga kryeministria, zhvendosen te bashkia e Tiranës

Pas Metës ka mbajtur fjalim edhe kreu demokrat Sali Berisha ku pasi përfundoi fjala e tij protestuesit u zhvendosën drejt godinës së bashkisë së Tiranës. Ky veprim i kapi të papërgatitur policët të cilët kanë vrapuar që të shkojnë para protestueve te godina e protestës.

11 Korrik 2024, 21:57 Nga N.F
Protestuesit largohen nga kryeministria, zhvendosen te bashkia e Tiranës

TIRANË- Protestuesit janë larguar nga godina e kryeminitrisë duke u zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës. Opozita kishte lajmëruar për një protestë kombetarë para kryeministrisë e cila nisi pak minuta pas orës 20:00.

Pasi u mbajtën disa fjalimë para protestuevë mbajtën fjalën e tyre edhe presidenti i PL-së Ilir Meta. Pas Metës ka mbajtur fjalim edhe kreu demokrat Sali Berisha ku pasi përfundoi fjala e tij protestuesit u zhvendosën drejt godinës së bashkisë së Tiranës. Ky veprim i kapi të papërgatitur policët të cilët kanë vrapuar që të shkojnë para protestueve te godina e protestës.

protesta e opozites 11 korrik 2024

Sondazh

Poll