Aktualitet

VIDEO/ Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Drejtuesit e demokratëve kanë bërë thirrje prej disa ditësh për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në protestë.

11 Korrik 2024, 19:48 Nga r.ll
VIDEO/ Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë
protestuesit te selia

TIRANË- Për pak minuta pritet të nisë protesta e thirrur nga Partia Demokratike para kryeministrisë. Ndërkohë disa nga protestuesit janë mbledhur para selisë së PD, nga ku bashkë me deputetët demokratë do të nisen te vendi ku do të zhvillohet protesta.

Drejtuesit e demokratëve kanë bërë thirrje prej disa ditësh për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në protestë.  Kreu i PD Sali Berisha pak ditë më parë i dërgoi edhe një porosi strukturave, që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që kjo të jetë protesta më e madhe që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë. 

 

protesta e opozitës 11 korrik 2024

Sondazh

Poll