Aktualitet

Protesta e opozitës para kryeministrisë, regjizori Budina: Skandalet këtu janë bërë normalitet! Ti themi jo kësaj bande mafioze që kemi në pushtet

Gjatë fjalës së tij Budina u shpreh se sot protestohet për familjet tona, sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër.

11 Korrik 2024, 20:50 Nga N.F
Protesta e opozitës para kryeministrisë, regjizori Budina: Skandalet
Budina

TIRANË- Ka nisur protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë. Në nisje të protestës ka mbajtur një fjalim edhe regjizori Edmond Budina. Gjatë fjalës së tij Budina u shpreh se sot protestohet për familjet tona, sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Sipas tij skandalet këtu janë bërë normalitet dhe se në krye të vendit qëndron një hajdut, bashkë me bandën e tij.

“Ti themi jo kësaj bande mafioze që kemi në pushtet. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona”, tha Budina.

Ai më tej shtoi se Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen, skandalet e tij vazhdojnë njëri pas tjetrit, kujtoni skandalin e Onkologjikut, më çnjerëzorin. Budina tha se kanceri i vërtetë është në godinën e Qeverisë, ai po ia merr frymën këtij vendi.

“Çfarë bën SPAK? Bën ndonjëherë ndonjë shfaqje dhe fut në burg ca cironka, por peshkaqenët janë këtu, që vazhdojnë të vjedhin”, tha Budina.

Në vijim ai u shpreh se PD dhe gjithë opozita nuk janë njësoj me këta hajdutë që po na vjedhin.

“Nuk ka pasur asnjëherë këtë banditizëm, këtë mafie, nuk kemi qenë asnjëherë vendi i fundit i Europës. Këtë e kemi nga këta mafiozë, nga këta të fortë, ndaj edhe ne jemi këtu dhe ti themi Jo. Ka ardhur koha që protestat tona të radikalizohen. Boll më me fjalime, me fjalë të bukura dhe me përkujdeshje. Duhet ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Protesta po, greva po, madje të mos shkulemi që këtu, deri në rrëzimin e Edi Ramës”, tha ai.

protesta e opozties 11 korrik 2024

Sondazh

Poll