Aktualitet

FOTOLAJM/ "Atë që s'ta bën kanceri ta bën qeveria", mesazhet pikante në pankartat e protestuesve para kryeministrisë

Kreu i PD, Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij përmes një lidhje me video nga banesa e tij. Gjithashtu edhe emra të ndryshëm nga Shoqëria Civile do të mbajnë fjalën e tyre. 

11 Korrik 2024, 20:57 Nga r.ll
FOTOLAJM/ "Atë që s'ta bën kanceri ta bën
protesta

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e thirrur nga opozita. Protestuesit mbajnë duar pankarta me mesazhe të ndryshme, "Suksesi i Ramës, gjithë populli emigrant", "Onkologjiku: Atë që s'ta bën kanceri ta bën qeveria", "Hiqi trarët", "Lironi liderin e opozitës", "Siç pikturon qeveris".

Kreu i PD, Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij përmes një lidhje me video nga banesa e tij. Gjithashtu edhe emra të ndryshëm nga Shoqëria Civile do të mbajnë fjalën e tyre. 

Qytetarët do të protestojnë nën sloganin "O sot, o kurrë" për krijimin e një qeverie teknike dhe lirimin e liderit të opozitës. Nga ana tjetër forca të shumta policie janë në terren, ku disa prej tyre kanë rrethuar edhe godinën e kryeministrisë.

protesta e opozitës 11 korrik 2024

Sondazh

Poll