Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Protesta e opozitës, efektivët e policisë blindojnë kryeministrinë

Nga pamjet e ndara nga vendi i ngjarjes duken makinat e forcave policore të cilat janë rreshtuar njëra pas tjetres dhe efektiët që po përgatiten pranë ambienteve të Kryeministrisë.

11 Korrik 2024, 19:43 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Protesta e opozitës, efektivët e policisë
Policia

TIRANË- Pak minuta na ndan nga protesta kombëtare e opozitës ndërsa forcat e policisë kanë nisur përgatitjet për tubimin. Mbi 1200 forca të policisë duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Nga pamjet e ndara nga vendi i ngjarjes duken makinat e forcave policore të cilat janë rreshtuar njëra pas tjetres dhe efektiët që po përgatiten pranë ambienteve të Kryeministrisë. Mësohet se në vendngjarje do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

protesta e opozitës 11 korrik 2024

Sondazh

Poll