11 Korrik 2024, 18:57
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 38-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, është arrestuar sot në Tiranë. Adrian Cenaj alias Dedja u vu në pranga në kuadër të operacionit "Operacionalja 12".
GJKKO i ka caktuar 38vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 12”.
I akuzuar nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim të mjeteve/kushteve për të kryer vrasje, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, lokalizoi në Tiranë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Adrian Cenaj (Dedja), 38 vjeç, i lindur në Kukës.
Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
adrian cenaj alias dedja gjkko
Aktualitet
11 Korrik 2024, 18:52
N.F
kryeprokurori
ITALI- Kreu i prokurorëve romakë, Francesco Lo Voi u dëgjua sot nga Komisioni Parlamentar Antimafia. Së bashku me Lo Voi,...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 18:17
r.ll
zjarri
FINIQ- Është aktivizuar një tjetër vatër zjarri pasditen e sotme në zonën e Kokodhiqit në bashkinë...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 17:54
r.ll
foto ilustruese
TROPOJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rajë të Fierzës. Pas një konf...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 16:53
S.B
foto ilustruese
LEZHË- Një 40-vjeçar ka rrezikuar mbytjen disa minuta më parë në plazhin e Tales, Lezhë. Mës...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 16:33
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Agjentët e policisë spanjolle kanë çmontuar një organizatë kriminale me origjinë shq...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 16:32
r.ll
bledi memaci
BRITANI- Një i ri shqiptar, me profesion ndërtues është dënuar me burg pasi u kap duke rritur 120 bimë kanabis n...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 15:39
r.ll
zjarri
DROPULL- Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarri në Dropull dhe Delvinë. Sipas raportimeve flakët rrezikojnë fsha...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 15:31
r.ll
ardian nikulaj dhe vrasesit
TIRANË- Prokuroria e Lezhës bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësis...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 13:53
M.B
Viktima
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier javën e kaluar ku një 23-vjeçar u vra me thikë nga ish-...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 13:32
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Avokati i Popullit ka bërë publike një deklaratë ditën e sotme në lidhje me protestën q&eum...