Aktualitet

Plas sherri në një lokal në Fierzë, 40-vjeçari plagos me thikë tre persona, shpallet në kërkim

Forcat operacionale të policisë së Kukësit dhe specialistët e hetimit të krimeve janë nisur drejt Tropojës për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

11 Korrik 2024, 17:54 Nga r.ll
Plas sherri në një lokal në Fierzë, 40-vjeçari plagos
foto ilustruese

TROPOJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rajë të Fierzës. Pas një konflikti për motive të dobëta në një loka, një 4-vjeçar ka plagosur me thikë tre persona. Këta të fundit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Forcat operacionale të policisë së Kukësit dhe specialistët e hetimit të krimeve janë nisur drejt Tropojës për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Gjithashtu grupi hetimor vijon punën për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

plagosje me thike ne fierze

Sondazh

Poll