Art&Argëtim

VIDEO/ Rita Ora krenare për këngëtaret shqiptare me famë botërore: Është çmenduri...

Në një moment moderatori i kërkon Ora-s të flasin për shqiptarët.

11 Korrik 2024, 14:39 Nga S.B
VIDEO/ Rita Ora krenare për këngëtaret shqiptare me famë
Rita Ora

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Elvis Duran Show”, dhe Shqipëria e shqiptarët zunë një pjesë të konsiderueshme të intervistës së saj.

Në një moment moderatori i kërkon Ora-s të flasin për shqiptarët. Rita u emocionua dhe tha se shqiptarët janë arsyeja pse ajo e dashuron New Yorkun.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve të mi në New York” tha Rita.

Rita gjithashtu listoi emrat e këngëtareve shqiptare me famë botërore si Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max, duke thënë se ja kanë dalë të dhurojnë muzikë shumë të mirë.

“Ne jemi njerëz të mirë dhe shumë besnikë ndaj miqve dhe familjes.” shtoi Ora.

Ndiqni fragmentin në min 24:25

dua lipa rita ora

Sondazh

Poll