Art&Argëtim

FOTO/ Fedez me një romancë të re, fotografohet në poza intime me Sveva Magatti

Imazhet tregojnë një farë ndjesie mes të dyve dhe gjithashtu supozohet se lidhja e këngëtarit me Garance Authié tashmë ka marrë fund.

11 Korrik 2024, 11:11 Nga S.B
FOTO/ Fedez me një romancë të re, fotografohet në poza
Fedez

ITALI- Vajza misterioze e cila u fotografua krah reperit italian Fedez njihet si Sveva Magatti. Studentja universitare, ka flirtuar dhe kaluar kohë në pishinë me reperin disa ditë më parë sipas asaj që është dokumentuar nga revista Chi.

Imazhet tregojnë një farë ndjesie mes të dyve dhe gjithashtu supozohet se lidhja e këngëtarit me Garance Authié tashmë ka marrë fund.

FOTO/ Fedez me një romancë të re, fotografohet në poza
Fedez

Kush është Sveva Magatti, lidhja e re e supozuar e Fedez?

Pas fotove të publikuara në Chi, kanë nisur kërkimet për vajzën misterioze të fotografuar në poza intime me reperin. Nuk ka shumë informacione për vajzën, përveç se ajo është studente e dizajnerit të brendshëm në Politeknikun e Milanos.

Vera e Fedez duket se do të vazhdojë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo e ish-bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni. Sipërmarrësja është kthyer nga udhëtimi me shoqen e saj Veronica Ferraro dhe është aktive edhe në rrjetet sociale.

Jeta private e Ferragnit megjithatë mbetet po private. Kohët e fundit është aluduar për një flirt me Andrea Bisciotti, por asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga dyshja.

fedez chiara ferragni

Sondazh

Poll