Art&Argëtim

VIDEO/ Tentoi ta godiste me send në fytyrë, Bebe Rexha përjashton fansen nga koncerti: Do të paguash për gjithçka...

Bebe kësaj here tregoi zero tolerancë duke përjashtuar një fanse nga koncerti në Norvegji.

9 Korrik 2024, 15:07 Nga S.B
VIDEO/ Tentoi ta godiste me send në fytyrë, Bebe Rexha përjashton
Bebe Rexha

NORVEGJI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u përball për të disatën herë me hedhjen e sendeve në drejtim të saj kur ajo është mbi skenë. Bebe kësaj here tregoi zero tolerancë duke përjashtuar një fanse nga koncerti në Norvegji.

Videot e postuara në internet tregojnë këngëtaren shqiptare duke ndalur performancën për të kërcënuar me veprime ligjore fansen e pasjellshme.

"Nëse më godet me diçka në skenë, do të paguash për gjithçka që ke bërë. Mos luani me mua tani" tha këngëtarja. "Dil, nxirreni jashtë."

Pikërisht pas atij momenti, një person shihet duke kapërcyer barrikadën pranë skenës dhe duke u shoqëruar nga sigurimi ndërsa anëtarët e turmës e tallin.

"Lamtumirë," tha Rexha.

Nuk është për t'u habitur që këngëtarja, pati një reagim të fortë ndaj incidentit pasi ajo e di më mirë se kushdo se sa të rënda mund të jenë pasojat e një sendi të hedhur në fytyrë.

 

bebe rexha

Sondazh

Poll