Art&Argëtim

Kate Beckinsale thyen heshtjen për herë të parë, zbulon arsyen e shtrimit në spital

Kate e përfundoi mesazhin e saj të nxehtë për përdoruesin e Instagramit me: Ndoshta duhet të shqetësoheni për jetën tuaj.

10 Korrik 2024, 14:51 Nga S.B
Kate Beckinsale thyen heshtjen për herë të parë, zbulon
Kate

ANGLI- Aktorja angleze Kate Beckinsale është “lodhur” tashmë nga kritikët në internet që komentojnë humbjen e saj në peshë, e cila lidhet me shtrimin misterioz në spital në mars. Beckinsale ndau një video në Instagram me veshje zbuluese, duke i quajtur disa përdorues në postimet e saj të fundit “budallenj” ndërsa ndau arsyen e vërtetë pas humbjes së saj të fundit në peshë.

"Le të ngrejmë një dolli për idiotët, dhe mbeturinat" ka shkruar Beckinsale.

Aktorja iu përgjigj një komentuesi i cili shkroi se trupi i saj ka rënë dhe se nuk duket më aq bukur si më parë: Jo, në të vërtetë. Pashë njerkun tim [regjisorin Roy Battersby] të vdiste, nëna ime ka kancer në fazën 4 dhe unë humba shumë peshë nga stresi dhe pikëllimi, mjaft shpejt.

Për shkak të pikëllimit, Kate shkroi se kaloi gjashtë javë në spital sepse dhimbja e humbjes së njerkut dhe diagnozës së kancerit të nënës së saj "i shkaktuan një vrimë" në ezofag, duke i shkaktuar të vjella sasie të bollshme gjaku.

Kate e përfundoi mesazhin e saj të nxehtë për përdoruesin e Instagramit me: Ndoshta duhet të shqetësoheni për jetën tuaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale)

kate beckinsale

Sondazh

Poll