Aktualitet

"Nuk e dinim të vdekur", vrasja e 23-vjeçarit në Fier, bashkëjetuesja përballet me ish-vjehrrën: Edhe ti i ke thënë vrite, bëj ç’të duash

Nëna e autorit është shprehur se ata e dinin që Xhimin ishte i plagosur, jo i vdekur.

11 Korrik 2024, 13:53 Nga M.B
"Nuk e dinim të vdekur", vrasja e 23-vjeçarit në
Viktima

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier javën e kaluar ku një 23-vjeçar u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses së tij. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, teksa po trajtohej historia nëna dhe bashkëshortja e autorit janë përballur live.

Nëna e autorit është shprehur se ata e dinin që Xhimin ishte i plagosur, jo i vdekur. Me pas 27-vjeçarja tha se në momentin që Xhuljano Miho i tha nënës së tij se donte të blente një pistoletë për të vrarë Xhimin, kjo e fundit i kishte thënë të bëjë ç'të dojë.

Pjesë nga biseda:

Nëna: Në shtëpinë e djalit tim ekzistojnë rrobat e të ndjerit. Ka jetuar me të kur Marjusi ishte në Greqi.

27-vjeçarja: Jo nuk është e vërtetë. Le të hapen kamerat e të zbulohet e vërteta. Zonja tha edhe që si ka bërë denoncim djalit, le të pyesin në polici, ka ardhur edhe patrulla e ka marrë në shtëpi. Kemi qenë në një shtëpi kur Marjusin e ka marrë patrulla para fëmijëve. Ata i nxirrnin thikat njëri-tjetrit.

Nëna: Lajmin e vdekjes e morëm vesh ditën e nesërme. E dinim të plagosur.

27-vjeçarja: Ti ta kishte thënë Xhuljano në sy tim që do ta vras Xhimin por po pres të blej një pistoletë. Edhe ti i ke thënë vrije bëj ç’të duash.




 

vrasja ne fier

Sondazh

Poll