Aktualitet

Mashtrim me TVSH përmes transaksioneve fiktive me kompanitë e tij, dërgohet për gjykim Rezart Taçi

Në njoftim thuhet se kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë dhe gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.

11 Korrik 2024, 13:26 Nga M.B
Mashtrim me TVSH përmes transaksioneve fiktive me kompanitë e tij,
Rezart Taçi

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq biznesmenin Rezart Taçi i cili akuzohet se ka krijuar skemë mashtrimi me TVSH-në nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij.

Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, rezultoi se shoqëria "Kuid" sh.p.k., si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë "Taçi Oil International Trading and Supply Company" sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën maj-dhjetor 2013.

Në njoftim thuhet se kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë dhe gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.

Njoftimi:

Krijoi skemë mashtrimi me TVSH nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin Rezart Taçin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin R.T. i akuzuar për veprën penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në’ e parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.

Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.

Nga kontrolli tatimor i kryer rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencë më shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.

rezart taçi

Sondazh

Poll