Aktualitet

Mori djalin e mitur dhe u largua nga banesa, procedohet babai 33-vjeçar në Shkodër, fëmija kthehet tek nëna

Ngjarja u bë e ditur nga kallëzimi i bashkëjetueses.

11 Korrik 2024, 13:31 Nga S.B
Mori djalin e mitur dhe u largua nga banesa, procedohet babai 33-vjeçar
foto ilustruese

SHKODËR- Procedohet një 33-vjeçar në Shkodër. Mësohet se 33-vjeçari M.N mori djalin e mitur pa dëshirën e bashkëjetueses dhe u largua nga banesa.

Ngjarja u bë e ditur nga kallëzimi i bashkëjetueses. Bëhet me dije se fëmija është gjetur dhe është rikthyer tek nëna e tij.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:

M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder femije procedim

Sondazh

Poll