Aktualitet

Zgjedhjet në Universitete/ "Donte që bashkëshortja e tij të zgjidhet dekane pa rivalë", si i lëvizi "gurët e shahut" Arben Gjata në UMT

Herë pas here dhe në media u raportua dhe "u denoncua" gjatë asaj periudhe se në shumë prej këtyre institucioneve, gara për drejtues po zhvillohej pa rivalë. 

11 Korrik 2024, 09:35 Nga M.B

 

Zgjedhjet në Universitete/ "Donte që bashkëshortja e tij
Arben Gjata

TIRANA- Më 21 qershor të këtij viti, institucionet e arsimit të lartë, Universitetet, zhvilluan zgjedhjet e brendshme sa i takon përcaktimit të stafeve drejtuse pedagogjike dhe studentore. Herë pas here dhe në media u raportua dhe "u denoncua" gjatë asaj periudhe se në shumë prej këtyre institucioneve, gara për drejtues po zhvillohej pa rivalë. 

Konkretisht në Universiteti e Mjekësisë në Tiranë në fakt kishte disa kandidatë përballë në garë nga ku u mësua se dekania në largim humbi me një rezultat të ngushtë për shkak të votave të studentëve që përmbysën votat e pedagogëve. Ky rezultat bëri që komisioni zgjedhor të shpallte fituesin. 

Dekania në largim, pasi mban në zyrën e të besuarit të vet kutitë e votimit për disa ditë, kërkon rinumërim. “KIZ” refuzoi kërkesën e saj pasi gjatë procesit të nunërimit nuk kishte asnjë kontestim, dhe vetëm pasi dekania fitoi akses mbi kutitë, ajo bëri një kërkesë të tillë.

Pas refuzimit të “KIZ”, Aben Gjata, rektori në largim, që në pamundësi të kandidojë sërish, bëri të mundur që për rektor të Mjekësisë të ishte vetëm një kandidat i vetëm, dekani i Mjekësise deri tani, dhe bashkëshortja e tij të zgjidhet dekane pa rival në vend të ish-dekanit që tani u zgjodh rektor po pa rival.

Gjata, me një shkresë si rektor në largim, urdhëron komisionin e apelimit që të urdhërojë “KIZ” të rinumërojë votat pasi ato kuti posedoheshin prej ditësh nga staf i dekanes humbëse dhe pa asnjë akses kontrolli nga rivali fitues.

Arben Gjata është rektori i cili po ndiqet penalisht nga SPAK për sterilizimin miliona eurosh. Ai, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit. 

Zgjedhjet në Universitete/ "Donte që bashkëshortja e tij

arben gjata

Sondazh

Poll