Aktualitet

EMRI/ U arrestua për drogë dhe u lirua 3 muaj më parë nga Amnistia, ish-efektivi i "Shqiponjave" plagoset me thikë nga roja i hotelit!

Bëhet me dije se Metaj, i cili ishte liruar 3 muaj më parë më parë pasi përfitoi nga Amnistia, dyshohet është goditur me thikë nga roja i një hoteli në orët e para të mëngjesit të sotëm.

11 Korrik 2024, 08:37 Nga M.B

 

EMRI/ U arrestua për drogë dhe u lirua 3 muaj më parë
 Lavdosh Metaj

SARANDA- Ish-efektivi i policisë, Lavdosh Metaj, i cili u arrestua në vitin 2021 për shpërndarje kokaine mësohet se është plagosur me thikë. Bëhet me dije se Metaj, i cili ishte liruar 3 muaj më parë më parë pasi përfitoi nga Amnistia, dyshohet është goditur me thikë nga roja i një hoteli në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Po ashtu mësohet se 41-vjeçari kishte parkuar automjetin brenda hapësirës së hotelit në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën. Policia njofton se lidhur me ngjarjen ka mundur të arrestojë autorin.

Metaj u arrestua më 12 qershor 2021 pas një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të hetimeve qe zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokaine ne Sarandë.

Në momentin e arrestimit në flagrancë, efektivit iu sekuestruan 11 doza kokainë, me peshë totale 5 gramë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën edhe 165 gramë, lëndë narkotike, e të njëjtit lloj, kokainë, si dhe një peshore elektronike. Më 10 nëntor 2022 ai është dënuar me 5.4 vite burg nga Gjykata, pasi u shpall fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike. Vendimi e dënoi atë me 8 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. M., kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit:

A. Sh., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.




 

 lavdosh metaj

Sondazh

Poll