Politike

Basha në Shkozet: S’mundet që 150 mln USD të takasave të shkojnë për 10 oligarkë, ndërsa qytetarët të lihen në mës

7 Dhjetor 2019, 19:42 Nga DOSJA
Basha në Shkozet: S’mundet që 150 mln USD të takasave

SHKOZET– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Shkozet, ku ka viziatuar disa nga të cilat jetojnë tek ish- magazinat.

Basha edhe njëherë ka përsëritur thirrjen se “nuk mundet që 150 milion dollarë të takasave të shkojnë për 10 oligarkë, ndërsa qytetarët të lihen në mëshirë të fatit”

REAGIMI I PLOTË

Në Shkozet, familje që jetojnë me qera, të papunë dhe me fëmijë te sëmurë, vazhdojne të flenë jashte. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për tu sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet 70. Duhet një ndërhyrje e menjëherëshme për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara. Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll