Ekonomi

‘Ka plehra kudo, çmenduri’/ Turisti i huaj bën gjestin fisnik, pastron parkun e Lurës (Video)

6 Mars 2019, 11:57 Nga DOSJA
‘Ka plehra kudo, çmenduri’/ Turisti i huaj bën gjestin

Një turist i huaj ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët nga parku kombëtar i Lurës duke mbledhur të gjitha plehrat e hedhura aty.

“Jemi në Parkun e Lurës. Ndodhem në njërin prej parqeve më të vizituara e më të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë,”, thotë ai në videon e hedhur në rrjetet sociale.

Por teksa flet për natyrën e rrallë të parkut, turisti tregon se ka në park ka gjetur shumë mbeturina për të cilat është shprehur se vetëm sa ia ulin vlerat Lurës.

“Kjo është çmenduri, ka mbeturina kudo. Le ta pastrojmë këtë vend”, shprehet turisti.

Turisti i huaji vesh dorezat e nis të pastrojë zonën ku ndodhet duke mbledhur deri në fund një qese plot me mbeturina.

Videoja është një mesazh sensibilizimi për të gjithë shqiptarët dhe instancat përkatëse për fenomenin e ndotjes nga plehrat urbane.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale parku i lures parku kombetar i lures turisti i huaj pastron luren parku i lures parku kombetar i lures turisti i huaj pastron luren

Sondazh

Poll